Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund ka një ‘plan sekret’ për të ndaluar Bellinghamin t’u bashkohet gjigantëve evropianë

Borussia Dortmund thuhet se ka hartuar një plan sekret në përpjekjen e tyre për të mbajtur Jude Bellingham në klub.

Që kur u transferua në Gjermani nga Birminghami, sensacioni 19-vjeçar është zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror.

Si rezultat, Bellingham tani është një objektiv për shumë klube anembanë globit, duke përfshirë Liverpoolin, Real Madridin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin.

Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit u thotë pronarëve: Blini Bellinghamin ose shisni klubin

Sipas gazetës gjermane Bild, Dortmundi është gati të intensifikojw përpjekjet e tyre për të mbajtur Bellinghamin në Signal Iduna Park.

Është raportuar se drejtori sportiv i klubit gjerman, Sebastian Kehl po tenton të bind Bellinghamin dhe babain e tij pwr një marrëveshje të re.

Lexo po ashtu Jo një, as dy, por Liverpooli shikon tre lojtarë – nëse dështojnë në Bellinghamin

Mediumi gjerman raportoi se Dortmundi mund t’i ofrojë anglezit një rritje të pagës në 16 milionë euro në sezon, gjë që do ta bëjë Bellinghamin lojtarin më të paguar në historinë e klubit.

Besohet se marrëveshja e re e propozuar do të përfshijë një klauzolë lirimi prej 140 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version