Borussia Dortmund është vënë pas sulmuesit Timo Werner, pasi gjermani shihet si zëvendësues i mundshëm për Erling Haaland.
Norvegjezi ka gjasa të mëdha që të largohet në verë nga ‘milionerët’ me shumë klube që po interesohen për të.
Sky Sports Germany shkruan se Borussia Dortmundi ende nuk ka hyrë në negociata direkte me Chelsean, por bisedime ka me agjentin e Werner, Volker Struth, pasi kanë mbetur në kontakt pas nënshkrimit të Niklas Sule, i cili është një nga klientët e tjerë të tij.
Ajo që e bën paksa të vështirë marrjen e sulmuesit është çmimi i lojtarit, pasi që Chelsea ka paguar shumë për të.
Dy vjet më parë, Chelsea vuri në tryezë 53 milionë euro për të marrë Wernerin nga RB Leipzig.
Ai ka kontratë që zgjat deri në vitin 2025 dhe një pagë prej 16 milionë euro në sezon. /Telegrafi/