Telegrafi

Borrell telefonon Thaçin dhe Kurtin, flet për emërimin e përfaqësuesit për dialogun – përmendet Mirloslav Lajcak

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka telefonuar sot presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si vazhdimësi e bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës së parë të tij në Beograd dhe Prishtinë në janar.

Gjatë këtyre bisedave, Borrell diskutoi edhe për emërimin e një Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, thuhet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra e Borrell.

“Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luaj rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herëtBorrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian. /Telegrafi/