Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Kurti i cili po qëndron në SHBA, përmes një cicërime në Twitter ka falënderuar Borrelllin për telefonatën që ky i fundit i kishte bërë nga Kili, derisa ka treguar për temat e diskutuara.
“Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të vazhdimin e dialogut në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri thotë se ka pranuar përsëri falënderime nga Borrell për qëndrimet e harmonizuara të Kosovës me BE-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë./Telegrafi/
Thanks to HR @JosepBorrellF for his call from Chile. Though both far from home, in two continents but one time zone, we found some moments to discuss current situation & pursue future dialogue in our region. He again thanked 🇽🇰 for aligning with 🇪🇺 sanctions against 🇷🇺.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022