Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell në një deklaratë për media para samitit të krerëve të Bashkimit Evropian tha se do t’i njoftojë për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Propozimi (plani evropian) është në tavolinë. Do t’i ftojë të dy liderët të vijnë në Bruksel së shpejti….për të shtyrë para këtë propozim”, tha a, raporton Telegrafi.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së tha se është koha për punë konstruktive pasi periudhën e fundit “është shkuar nga kriza në krizë”.
“Do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim që është mënyra e vetme për të provuar për të zgjidhur dhe normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë… Kemi kaluar nga kriza në krizë dhe tani është koha për deskalim dhe të punojmë në mënyrë konstruktive”, tha Borrell. /Telegrafi/