Telegrafi

Borrell: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor mbetet përparësi për BE-në dhe SHBA-në

Perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për Bashkimin Evropian, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell pas një bisede me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.

“Ne do të punojmë së bashku duke shmangur çdo lloj rivaliteti të ndërsjellë, në mënyrë që të mbështesim pajtimin dhe të përmirësojmë qeverisjen, të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të shtyjmë përpara reformat kryesore që mundësojnë integrimin në BE”, tha Borrell, sipas Departamentit të Shtetit.

Borrell dhe Blinken diskutuan një numër çështjesh në Bruksel dhe ranë dakord se “një partneritet i fortë BE-SHBA është çelësi për të mbështetur vlerat demokratike, stabilitetin global dhe rajonal, progresin dhe zgjidhjen e konflikteve”.

Ndryshe, Blinken ka pasur edhe takime të tjera në kuadër të vizitës së parë jashtë Shteteve të Bashkuara, si Sekretar i Shtetit amerikan. /Telegrafi/