Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka cilësuar si hap të rëndësishëm në dialog arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për energjinë.
Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.
Për këtë çështje Borrel tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Fola me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për t’i uruar ata për arritjen e një marrëveshjeje mbi udhërrëfyesin e energjisë sot”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.
“Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë në hapat e ardhshëm”./Telegrafi/
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022