Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka dënuar dhunën të cilën e quajti tronditës në Zveçan.
Ai në një postim në Twitter shkruan se aktet e dhunshme të kryera kundër trupave të NATO-s, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.
Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes dialogut”, shkruan Borrell.
Ndryshe, të hënën në Zveçan protestuesit e dhunshëm lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it.
Të pasigurt në veri ishin edhe gazetarët, ndërsa pati edhe dëmtime dhe djegie të veturave. /Telegrafi/
The EU condemns today’s shocking violence in #Zvecan in the strongest possible terms.
The violent acts committed against @NATO_KFOR troops, media, civilians and police are absolutely unacceptable.
1/2
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 29, 2023