Telegrafi

Borrell: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Në një shkrim në Twitter, Borrell se BE po ecën përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike.

Këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”, u shpreh shefi i diplomacisë evropiane.

Tutje, Borrell tha se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005.

Ndryshe, hapja e negociatave për Shkupin dhe Tiranën vjen pasi më 16 korrik, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin./Telegrafi/