Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov së bashku me delegacionin e zyrtarëve të qeverisë së tij sapo ka mbërritur në Maqedoni ku pritet nga kabineti i kryeministri i vendit, Zoran Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Borisov pritet me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore. Ministrat e qeverisë Zaev që janë të përfshirë në çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë gjithashtu i janë bashkangjitur pritjes madhështore që i bëhët Borisovit në Shkup.
Pas pritjes, delegacionet duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpërfolur këto ditë në vend.
Marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë do të nënshkruhet edhe nga resoret: Transport dhe Lidhje, Ekonomi dhe Energjetikë.
Pas takimit me kabinetin qeveritar, Borisov duhet të takohet edhe me krerët shtetëror të Maqedonisë, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit dhe kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov. /Telegrafi/