Telegrafi

Borisov porositë Kosovën dhe Serbinë: Zgjidhni mosmarrëveshjet që i keni në mes vete (Video)

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojë dialogun. 

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke thënë që dialogu është i paalternativë, Borissov ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.

“Dialogu është i pa alternativë. Ju jeni të detyruar që bashkë me serbët të zgjidhni këtë mosmarrëveshje… Po ju drejtohem gjithë liderëve të Ballkanit, lëreni me një anë egoizmin sepse kjo shkakton probleme në rajon”, tha Borissov. /Telegrafi/