Telegrafi

Borisov kërkoi falje: Është gabimi im që thashë maqedonasit verior

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka kërkuar falje për atë që ka thënë “maqedonasit verior” në një fjalim të tij. Ai thotë se bëhet fjalë për një gabim.

“Gabimi im është se që thashë maqedonasit e veriut, më falni. Qytetarë të Maqedonisë së Veriut, më falni, por pa dashje e thash atë dhe u paraqit sikur të doja të vrisja dikë. Nuk dua që asnjë fjali të nxjerrët jashtë kontekstit”, tha Borisov.

Kryeministri bullgar duke njoftuar festimin e Ilindenit në fillim të këtij muaji tha se “kryeministri maqedonasoverior” do të përkulej përpara monumentit të Goce Dellçevit, ndërsa sipas mediave bullgare pas takimit me Stevo Pendarovski në Sarajevë, kryeministri bullgar tha se “presidenti maqedonasoverior është politikani i parë maqedonasoverior” që i tha gjërat në mënyrën më korrekte.

Zaev njoftoi për dërgimin e notë proteste, por ajo nuk arriti në Sofje./Telegrafi/