Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, është takuar me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të cilit ia dha mbështetjen bullgare për anëtarësimin e maqedonisë në NATO dhe BE, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan për përfundim të shpejtë të bisedimeve për Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, njoftojnë nga kabineti i kryeministrit Borisov.
Më tej, sipas njoftimit, kryeministri Borisov ka shprehur shqetësimin për gjendjen politike në Maqedoni, duke theksuar se dalja nga kriza është në dialogun në mes partive politike dhe në reformat thelbësore në interes të qytetarëve. Borisov dhe Ivanov kanë folur edhe për krizën e refugjatëve, për Lindjen e mesme, si edhe integrimin e Ballkanit perëndimor./Telegrafi/