Site icon Telegrafi

Borisov: Ata që i thyejnë pllakat bullgare, do të kenë pasoja të padëshirueshme

“Nuk dua të komentoj” – u ka thënë Borisov gazetarëve pas takimit në Vjenë. Megjithatë, Borisov ka paralajmëruar se “përderisa ata i thyen monumentet bullgare me çekan, do të ketë pasoja të padëshiruara”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas portalit bullgar “Novini”, Borisov me këtë ka aluduar në autoritetet maqedonase.

“Kur do të kenë nevojë për ndihmë, nuk do të marrin. Nuk kemi pritur që dikush të na lus,  por menjëherë dërguam ujë dhe ushqim (si përgjigje ndaj përmbytjeve në gusht në Shkup dhe Tetovë) dhe të gjithë qytetarët ishin të kënaqur. Të mërkurën, qeveria miratoi 300,000 leva (150.000 euro) në ndihmë financiare për ta. Vallë kjo është ajo që ne e meritojmë për marrëdhëniet tona vëllazërore? A do të kontribuojë kjo për miqësinë tonë? A e ndihmon kjo integrimin e Maqedonisë në BE? Nesër ne do të jemi ata që do të duhet të votojnë për hyrjen e tyre në BE”, ka thënë Borisov.

Përndryshe ky reagim vjen si pasojë e veprimeve të gazetarit kontrovers Milenko Nedelkovski, i cili të enjten u ngjit në majën e malit Kajmakçalan dhe me çekan theu pllakën përkujtimore kushtuar ushtarëve bullgarë, që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ndërkohë, dje Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i bëri thirrje Bullgarisë të respektojë procedurat ndërkombëtare për vendosjen e monumenteve, ndërsa kryeministri Dimitriev nga Vjena e siguroi homologun e tij bullgar, se autoritetet e Maqedonisë do të përgjigjen për veprimin e pahijshëm./Telegrafi.

 

 

Exit mobile version