Site icon Telegrafi

Boris Pistorius emërohet ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë

(E plotësuar) Boris Pistorius, një politikan social-demokrat i cili aktualisht është ministër i Brendshëm për shtetin e Saksonisë së Ulët, do të bëhet ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë.

Kështu ka bërë të ditur qeveria gjermane në një deklaratë më 17 janar.

“Jam shumë i kënaqur që kam fituar një politikan të shquar nga vendi ynë vend për postin e ministrit të Mbrojtjes”, citohet të ketë thënë kancelari Olaf Scholz.

Emërimi i Pistorius pason dorëheqjen e Christine Lambrecht në një moment kur Gjermania është nën presion të madh për të dërguar tanke luftarake në Ukrainë. /Telegrafi/

Boris Pistorius pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes i Gjermanisë

Ministri i Brendshëm socialdemokrat i shtetit të Saksonisë së Ulët, Boris Pistorius pritet të shërbejë si ministri i ardhshëm i Mbrojtjes i Gjermanisë, raportuan të martën disa media gjermane.

Një lajm i tillë vjen pasi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dha dorëheqjen të hënën.

Siç theksojnë mediat, kancelari Olaf Scholz ka zgjedhur një njeri që nuk është shumë i njohur jashtë vendit: Boris Pistorius ka qenë Ministër i Brendshëm i Saksonisë së Ulët për nëntë vjet, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Katër gabime që çuan në dorëheqjen e Christine Lambrecht si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë

Që nga viti 2013, Pistorius është marrë me sigurinë e brendshme, krimin kibernetik, migracionin dhe sportet në qeverinë shtetërore të udhëhequr nga SPD në Saksoninë e Ulët.

Pra, avokati 62-vjeçar ka përvojë në drejtimin e një ministrie dhe ai sjell me vete një tjetër parakusht që sigurisht do të jetë i kërkuar në vitet e ardhshme: Boris Pistorius vlerësohet si këmbëngulës dhe fitues. /Telegrafi/

Exit mobile version