Telegrafi

Boris Johnson vazhdon vetëizolimin: Kam ende temperaturë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të vazhdojë të qëndrojë në izolim, deri në shërimin e tij të plotë nga coronavirusi.

Ai këto komente i bërë në një video të publikuar në internet, pasi gjatë ditës është raportuar se sot është dashur të përfundojë vetëizolimi i tij njëjavor, transmeton Telegrafi.

E gjitha ndodhi javë më parë kur Johnson rezultoi pozitiv në testin e COVID-19. Megjithatë në video ai tregon se ende ka temperaturë, dhe se i duhet ende kohë që të shërohet plotësisht.

“Edhe pse po ndihem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditë në izolim, ende kam simptoma të vogla – ende kam temperaturë”, dëgjohet duke thënë Johnson.

“Në koordinim me anëtarët e kabinetit të qeverinë më duhet të vazhdojë vetëizolimin derisa të gjitha simptomat të largohen”, shtoi kryeministri britanik. /Telegrafi/