Telegrafi

Boris Johnson: Varianti i ri i coronavirusit më vdekjeprurës

Varianti i ri i coronavirusit që është zbuluar në Britani të Madhe mund të jetë më vdekjeprurës sesa variantet e tjera të virusit, ka thënë sot kryeministri britanik Boris Johnson, shkruan Reuters.

“Përveç kësaj, ekzistojnë dëshmi se varianti i ri ka vdekshmërinë më të madhe”, ka thënë Johnson gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Vaksinat që aktualisht përdoren në Britani të Madhe janë efikase kundër variantit të ri të coronavirusit, ka bërë të ditur Johnson.

E kreu i ekipit shkencor dhe njëherit këshilltar i qeverisë britanike Patrick Vallance, në konferencën për media ka konfirmuar se ekzistojnë dëshmi se varianti i viri i coronavirusit ka një rrezik më të lartë të vdekshmërisë.

“Nëse i merrni për shembull meshkujt e moshës 60-vjeçare, mesatarja e rrezikut është se në 1.000 të sëmurë, 10 prej tyre humbin jetën nga coronavirusi. Me variantin e ri për 1.000 mund mund të thuhet se pritet që 13 ose 14 të vdesin”, ka shtuar Vallance. /Telegrafi/