Telegrafi

Boris Johnson shkon për të votuar, merr me vete edhe qenin

Qendra e vendvotimeve në Britani të Madhe janë hapur në ora 7 të mëngjesit, kurse në to kanë votuar edhe kryeministri britanik Boris Johnson dhe rivali i tij, laburisti Jeremy Corbyn.

Megjithatë Johnson nuk kishte shkuar i vetëm, kishte marrë me vete qenin Diline. Gjykuar nga imazhet, Johnson është adhurues i madh i qenve, kurse Diline dukej i kënaqur në shoqërimin e tij, transmeton Telegrafi.

Qeni i ishte dhënë si dhuratë pasi ishte zgjedhur kryeministër i vendit, kurse rivali i tij Jeremy Corbyn ka votuar në lindje të Londrës, derisa kryeministrja e Skocisë, Nicole Stardzeon ka votuar në Glasgow.

Britania e Madhe prej kohësh është duke tentuar të gjej rrugëdaljen më të mirë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/