Telegrafi

Boris Johnson merr leje nga mbretëresha, mund ta formojë qeverinë e re pas fitores bindëse

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka vizituar pallatin mbretëror Buckingham, më saktësisht mbretëreshën Elizabeth II, me qëllim që të kërkoj leje për formimin e qeverisë pas fitores së tij në zgjedhjet e djeshme.

Mbretëresha siç e do edhe tradita i ka kërkuar formimin e qeverisë së re, pasi që Konservatorët kanë fituar bindshëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve preliminare, Konservatorët kanë arritur t’i fitojnë 364 ulëse nga 650 sa janë në total në Dhomën e parlamentit britanik.

Ky rezultat do t’i hapte Boris Johnsonit rrugën për Brexit=in të zhvillohet në fund të janarit. /Telegrafi/