Site icon Telegrafi

Boris Johnson mbyll Britaninë, kush nuk ka test negativ të COVID-19 nuk mund të futet – mbyllen të gjitha rrugët që çojnë në këtë vend

Britania e Madhe nga e hëna do të kërkojë nga të gjithë që hynë në këtë shtet testin negativ të coronavirusit – me qëllim që të parandalojë shfaqjen e variantit të ri të coronavirusit, ka bërë të ditur kryeministri britanik Boris Johnson.

Siç raporton BBC, gjithashtu të gjithë ata që hynë në Britani të Madhe duhet të futet në vetëizolim për 10 ditë, kurse do të mbyllen të gjithë kalimet kufitare për ata që nuk kanë test negativ ndaj coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Kryeministri britanik ka paralajmëruar se nga e hëna do të mbyllen të gjitha rrugët që qojnë drejt këtij vendi. Ai ka theksuar se masat e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 15 shkurt.

“Pikërisht për këtë që kemi shpresë në vaksinë dhe rreziku nga shfaqja e variantit të ri të coronavirusit nga jashtë, duhet të ndërmarrin hapa e mëtejmë për ta paralajmëruar hyrjen në vend”, ka shtuar Johnson.

Qeveria britanike më herët ndalonte udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia. E si pasojë e COVID-19, në Britani të Madhe kanë humbur jetën edhe 1.280 persona, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 87.291. /Telegrafi/

 

Exit mobile version