Site icon Telegrafi

Boris Johnson: Fotot e “prapaskenave” ku ka edhe emocione teksa kryeministri britanik jep dorëheqjen

Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas më pak se tre vjetësh në “Numrin 10”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, disa nga stafi u tha se ishin ‘shumë të mërzitur dhe të përlotur’ ndërsa ai shkroi fjalimin e tij të dorëheqjes ku deklaroi: ‘Dua që të dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë’.

Kryeministri mësohet se ka qenë ‘kryesisht i vetëm’ teksa ka shkruar deklaratën e dorëheqjes.

Pasi u kthye brenda në Downing Street, Johnson përqafoi dy fëmijët e tij dhe e puthi gruan e tij Carrie në faqe.

Kryeministri mbajti një tjetër fjalim privat në një dhomë të Downing Street për të gjithë stafin – megjithëse Carrie mendohet të ketë qenë diku tjetër në ndërtesë.

“Ai bëri një falenderim masiv, masiv për gjithçka që ata kanë bërë gjatë tre viteve dhe arritjet e tyre masive”.

Në këtë drejtim, disa fotografi thuhet se tregojnë “prapaskenat” brenda Downing Street, në cilat shihen emocionet – dhe momentet familjare – ndërsa Boris Johnson përgatitej të deklaronte dorëheqjen e tij në shtypin botëror. /Telegrafi/

Kryeministri shfleteton fjalimin e tij për dorëheqjen. Një libër për mbretëreshën, shkopi i tij i kriketit dhe një kuti me çokollata mund të shihen në foto. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street Nr 10)
Boris Johnson del nga dera e famshme e hyrjes së Downing Street “për t’i dhënë fund karrierës së tij politike”. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street)

Brenda, ai u përshëndet nga Carrie Johnson me fëmijët e tyre Wilf dhe Romy. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street Nr 10)
Një moment lehtësimi ndërsa kryeministri përqafon familjen e tij. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street Nr 10)
Djali i Johnson, Wilf luan me babanë e tij në Downing Street. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street Nr 10)
Zoti Johnson u përshëndet gjithashtu nga disa nga aleatët e tij më besnikë, duke përfshirë Nadine Dorries dhe Jacob Rees-Mogg. (Foto: Andrew Parsons/Downing Street Nr 10)
Kthimi në punë pasi kryeministri drejtoi një mbledhje të kabinetit të tij të ri. (Foto: nga Andrew Parsons/Nr 10 Downing Street)

Exit mobile version