Plani i ri i kryeministrit të ri për të forcuar forcën policore të Mbretërisë së Bashkuar do të fillojë brenda një jave.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, gjatë fjalimit të parë të Boris Johnson si kreu i ri i vendit, ai u zotua të rekrutojë një shtesë prej 20,000 policësh për ‘t’i bërë rrugët më të sigurta’.
Regjistrimi i rekrutimit do të fillojë në shtator dhe kryeministri do që të përfundojë gjatë tre viteve të ardhshme.
“Siç thashë këtë javë, puna ime si Kryeministër është që t’i bëjmë rrugët tona më të sigurta”, ka thënë tutje Johnson.
“Njerëzit duan të shohin më shumë oficerë në lagjet e tyre, duke mbrojtur publikun dhe duke shkurtuar krimin. Unë premtova 20,000 oficerë shtesë dhe se rekrutimi tani do të fillojë”.
Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë me urgjencë skemat pilot që e bëjnë më të lehtë për oficerët në Angli dhe Uells të kryejnë operacione ndalimi dhe kërkimi sipas nenit 60 të Ligjit mbi Drejtësinë Penale dhe Urdhrin Publik. /Telegrafi/