Boris Johnson e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, një “idiot të ndyrë” lidhur me ambiciet e tij të supozuara perandorake.
Bëhet e ditur se ish-kryeministri përdori këtë gjuhë në një intervistë për faqen e lajmeve Delfi.
Johnson është i njohur për mbështetjen e tij të zëshme për Ukrainën dhe ishte duke udhëhequr Britaninë e Madhe kur Rusia filloi agresionin e saj në shkurt 2022.
Gjatë intervistës, Johnson reflektoi mbi fundin e perandorisë së Britanisë dhe tha se Putini duhej të kuptonte se Moska nuk ishte më një fuqi perandorake, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Ai duhet të kuptojë se Estonia, Letonia, Lituania, asnjë nga këto vende nuk është më pjesë e perandorisë ruse”, tha Johnson.
Ai vazhdoi: “Dhe as Ukraina. Ka mbaruar. Përfundoi. Përfundoi. Nuk ka më perandori Vladimir ti idiot. Më falni për gjuhën”, vazhdoi ai.
Raportohet se komentet e tij vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e tij kishin kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut.
Në një postim në rrjete sociale, ai ka shpërndarë imazhe të koreano-veriorëve të kapur.
“Si të gjithë të burgosurit e luftës, këta dy ushtarë të Koresë së Veriut po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore”, tha Zelensky.
Ai shtoi se gazetarëve do t’u jepet akses për të folur me ta. /Telegrafi/