Telegrafi

Boris Becker shpreson që Jurgen Klopp të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë

Boris Becker duket se është një përkrahës i madh i Jurgen Kloppit dhe vlerëson lartë të arriturat e tij në futboll.

Legjenda e tenisti ka bërë të ditur se ai e përkrah shumë kombëtaren e Gjermanisë dhe është tifoz i Bayern Munichut.

Becker ka thënë se Klopp duhet të marrë drejtimin e kombëtares gjermane një ditë, pasi vetëm me të mund ë fitojnë Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

“Kam dëshirë që Jurgen të vije këtu dhe të menaxhojë Gjermaninë një ditë, madje nuk jam i vetmi”, ka thënë ai.

“Mendoj se ai do të ishte trajner fantastik edhe për kombëtaren tonë. Ai është një njeri që mund të nxjerrë më të mirën nga lojtarët tanë”.

Lexo po ashtu Ancelotti: Klopp më tha se loja kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve ishte akt kriminal

“Të gjithë në Gjermani janë të impresionuar me atë çfarë ka bërë Klopp dhe çfarë po bën tani te Liverpooli”, ka shtuar më tej Becker.

Trajneri gjerman deri më tani ka arritur me Liverpoolit të fitojë Ligën e Kampionëve, derisa me Borussia Dortmundin në të kaluarën kishte fituar Bundesligën. /Telegrafi/