Site icon Telegrafi

Borini: Kurrë nuk isha pranë transferimit në Kinë

Fabio Borini (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Milanit, Fabio Borini këmbëngul se nuk ishte kurrë afër transferimit në Kinë.

Borini është deklaruar rreth spekulimeve që e lidhin atë me klubin nga Superliga e Kinës, Shenzhen FC.

Sulmuesi italian ka deklaruar pas fitore 2-0 ndaj Genoas, se ai kurrë nuk ishte afër transferimit në Kinë.

Lexo po ashtu Milani tregon forcën, fiton në udhëtim te Genoa

“Unë nuk isha kurrë pranë Kinës”, ka thënë fillimisht Borini për MilanNews.it pas ndeshjes, ku shënoi njërën nga golat.

“Ideja ime ishte që të qëndroja në Milano. Jam i lumtur për sot dhe për të ardhmen”.

Borini gjatë ndeshjes ndaj Genoas (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Kjo fitore është e rëndësishme në vijimin e ndeshjeve të vështira që na presin, sepse fitorja në Genoa është gjithmonë e komplikuar dhe i hedh të tjerat pas”.

“Është gjithmonë pak më e lehtë pasi të shkosh në sulm”.

Lexo po ashtu Genoa 0-2 Milan, notat e lojtarëve

“Golat? Kur punoni shumë fortë dhe mirë, dhe shpaguheni për të, është gjithmonë mirë”.

“A ndiheni si një xhoker në kuti? Jo”, përfundoi sulmuesi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version