Telegrafi

Borini kërkohet nga dy klube të Ligës Premier, Milani i gatshëm ta shesë

Fabio Borini me shumë gjasë do të largohet në këtë verë nga Milani, pasi nuk është në planet e Marco Giampaolos.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Sunderlandit nuk ka arritur ta gjejë veten në San Siro, andaj në këtë afat do të largohet.

Sipas Calcimercato, 28-vjeçari është shumë afër që të rikthehet në Ligën Premier, aty edhe ku kishte ngritje në karrierë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fabio Borini

Mediumi italian raporton se Crystal Palace dhe Aston Villa e duan transferimin e Borinit në këtë verë, pasi Rossonerët janë të gatshëm ta shesin.

Milani po i kërkon 15 milionë euro nga shitja e sulmuesit italian, derisa ky i fundit po e kërkon po ashtu rikthimin në Angli. /Telegrafi/