Site icon Telegrafi

Borini: Humbje e dhimbshme, Interi fitoi nga gabimet tona

Fabio Borini e shikon si të ‘dhimbshme’ humbjen ndaj Interit në Derby della Madonnina me rezultat 3-2.

Suso dhe Jack Bonaventura shënuan, por het-triku i Mauro Icardit bëri që paraqitja e mirë e kuqezinjve në fund të mos vlejë asgjë.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Borini ishte lojtari më i mirë në fushë për Milanin (Foto)

“Ky rezultat më të vërtetë është i dhimbshëm”, ka thënë Borini për Milan TV.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe dhe u vendos nga gabime të pafata në momentet më të mira tonat. Duhet ë shikojmë para, kjo është e vetmja që mund të bëjmë tani”.

Ndeshjet ndryshoi kur u inkuadrua Patrick Cutrone në vend të Franck Kessie dhe kështu Borini mori një rol më sulmues.

Yuto Nagatomo dhe Fabio Borini gjatë takimit. Foto: Getty

“Nuk ishte çështje qëndrimi. Në Itali zakonisht pjesa e parë është e fokusime në mbrojte, ndërsa në të dytën ne avancuam para me agresivitet, presing dhe i shkaktuam probleme Interit”.

“Komplimentet më gëzojnë, sepse kjo është pasoj e punë së madhe, stërvitem çdo ditë sikur të ishte një ndeshje”, ka shtuar italiani.

Vlen të theksohet se Borini asistoi te golat e Milanit. fabio/Telegrafi/

Exit mobile version