Site icon Telegrafi

Borell: Para anëtarësimit, Ballkanin ta integrojmë në procesin vendimmarrës

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell i cili e kryesoi takimin e sontëm në Bruksel ndërmjet ministrave të Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, tha se BE dëshiron ta integroj Ballkanin edhe para anëtarësimit të tyre të plotë.

Borell në një reagim në platformën X (Twitter) tha se Bashkimi Evropian i konsideron vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të besueshëm në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Sonte po kryesoj takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministra nga ai rajon. Ne duam ta integrojmë rajonin në procesin tonë të vendimmarrjes edhe para anëtarësimit, duke përfshirë vendimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Borell.

Exit mobile version