Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell tha se Mali i Zi është vendi që ka përparuar më së shumti dhe mund të bëhet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, theksoi se tani, sidomos pas zgjedhjeve presidenciale, në vend ekziston një vullnet i qartë politik për përfundimin e negociatave për anëtarësim në BE, raporton rtcg.
Në fillim të bisedës me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, Borell vlerëson që presidenti i ri zgjodhi kryeqytetin e BE-së për vizitën e parë zyrtare, duke theksuar se kjo është shenjë e përkushtimit të Malit të Zi për integrim në BE.
Great to welcome President @JakovMilatovic for his first visit abroad in Brussels.
We had an in-depth exchange on geopolitics, reforms to advance on #Montenegro’s EU integration and stability in the #WesternBalkans.
Looking forward to working together on your country’s EU path! pic.twitter.com/wkzLlzTN4c
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 30, 2023
Borell tha se gjatë dekadës së fundit, Mali i Zi u rreshtua me pozicionet dhe vendimet e BE-së dhe se niveli i pajtueshmërisë është njëqind për qind, por gjithashtu se ka akterë që “po përpiqen të minojnë sigurinë malazeze dhe rrugën e tij drejt BE-së. “.
Shefi i diplomacisë së BE-së theksoi se BE-ja do të forcojë mbështetjen veçanërisht në luftën kundër ndikimeve të huaja dhe kërcënimeve kibernetike.
Ai gjithashtu thekson se në momentin e agresionit rus kundër Ukrainës, ruajtja e orientimit strategjik të Malit të Zi është më e rëndësishme se kurrë.
Ndrzshe, Milatoviq fillimisht falënderoi Komisionin Evropian dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre ndaj Malit të Zi gjatë zhvillimit demokratik dhe ekonomik të deritanishëm. /Telegrafi/