Site icon Telegrafi

“Borea”, edhe një hap afër realizimit: Publikohet kërkesa për kualifikimin e investitorëve

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar se sot është publikuar kërkesa për kualifikimin të investitorëve potencial, për Qendrën Turistike “Borea“.

Muhaxheri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ‘‘kjo tregon vullnetin dhe përkushtimin tonë në realizimin e këtij projekti“.

“Ngadalë por sigurt, ‘BOREA’ po i hedh hapat e parë. Zoti e bekoftë Komunën e Pejës. Zoti e bekoftë ‘BOREN”, ka theksuar Muhaxheri.

Kualifikimi i investitorëve potencial nënkupton që në kuadër të Ligjit për Partneritet Publiko Privat (PPP), përzgjedhen disa kompani, të cilat do të jenë pjesë e rrethit të ngushtë të firmave që do të synojnë ta fitojnë projektin për ndërtimin e “Boreas”.

Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon, e cila do të ngrisë shtatë në qytetin perëndimor të Kosovës.

“Borea’ është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit, ndërsa pozita gjeografike e bënë atë në njërën ndër qendrat më të mira në rajon, me ç’rast për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2400 metrash, si dhe me kapacitet shfrytëzimi për të katërt stinët e vitit”, ka theksuar ai.

Projekti do të kapë vlerën e investimit mbi 54 milionë euro, ku pritet që operatori privat të ofrojë shërbime të skijimit, hotelerisë dhe shërbime të turizmit në katër stinët e vitit./Telegrafi/

 

Exit mobile version