Site icon Telegrafi

Borë në korrik! Vesa Luma dhe Big Basta shijojnë një tjetër mrekulli në Zelandën e Re

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Çifti i njohur i estradës, Vesa Luma dhe Big Basta, tash e një vit janë shpërngulur në Zelandën e Re.

Ishte vet këngëtarja Luma e cila ditë më parë në një pyetësor të parashtruar nga fansat në rrjetin social Instagram, bëri të ditur se arsyeja pse kanë zgjedhur Zelandën e Re për jetesë janë të shumta, ndër to mirëqenia njerëzore.

Lexo po ashtu Vesa Luma tregon se pse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për jetesë dhe sa i vështirë ishte udhëtimi deri atje

Ajo gjithashtu bëri të ditur se çifti tani e tutje do të bëjnë një jetë mes Zelandës së Re dhe trojeve shqiptare.

Vesa është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lianin, në Auckland të Zelandës.

Mund të jetë klimë dhe verë e nxehtë në trojet shqiptare, por atje ku ndodhen çifti kanë filluar disa flokë dëbore, të cilat familja i kanë shijuar të entuziazmuar së bashku.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Është duke rënë dëborë këtu”, ka shkruar Luma në mbishkrimin e videos, ndërsa shfaqet e lumtur krah dy meshkujve të saj të jetës.

Nga pamjet, duket se ata kanë shijuar borën në një qendër të mbyllur, e cila arrin të krijojë borë artificiale në secilën stinë të vitit, duke përfshirë edhe këtë në të cilën ndodhemi. /Telegrafi/

Exit mobile version