Jemi futur në stinën e dimrit dhe tani çdo ditë e më shumë kushtet atmosferike bëhen më të rënda.
Kjo po ndikon edhe në ndeshjet e futbollit, ku disa nga to po anulohen shkaku i kushteve të vështira dhe borës së madhe.
Kësisoj këtë fundjavë nuk do ta shohim në fushë as Milot Rashicën me skuadrën e tij Vitesse.
Vitesse kishte udhëtuar drejt Roterdamit për tu përballur me Spartën, por ndeshja është anuluar shkaku i borës së madhe.
Skuadra verdh e zi ka publikuar fotot dhe videot nga stadiumi i cili është i tejmbushur me borë.
Helaas, geen wedstrijd vandaag. Nieuwe datum voor deze wedstrijd volgt binnenkort. Tickets blijven geldig. En het belangrijkste: rij voorzichtig en kom veilig thuis! ?? #Vitesse #spavit pic.twitter.com/msVDBMXTPr
— Vitesse (@MijnVitesse) December 10, 2017
Ndërkohë përveç kësaj sfide, në Holandë është anuluar edhe ndeshja tjetër mes Utrechtit dhe Feyenoordit.
Edhe në këtë takim arsyeja është e njëjtë, bora e madhe ka pamundësuar zhvillimin e ndeshjes.
Federata holandeze e futbollit ka njoftuar se së shpejti do të caktoj një datë të re për ndeshjet e anuluara. /Telegrafi/