Prishtina Weather ka njoftuar se edhe kjo javë do të filloj me acar, dhe se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të dobëta bore.
Sipas një njoftimi thuhet se në pjesën e dytë të javës temperaturat do të shënojnë rritje, por do të ketë vranësira. Ditën e premte sërish mundësi për reshje bore dhe shiu.
Temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes.
Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C. Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C.
Njoftimi i plotë:
23.01.2022 – Acari që përfshiu vendin në këto ditë të fundjavës, vazhdon edhe në fillim të javës, madje edhe më i ashpër. Të hënën priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten.
Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut.
Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqendruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.
24.01 – Shumë ftohtë e me erë. Orëve të mëngjesit reshje të dobëta bore. Ditën mbeten vranësirat, vende-vende me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
25.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, por mbetet shumë ftohtë.
26.01 – Shumë ftohtë, e kryesisht me vranësira.
27.01 – Ftohtë e pjesërisht vranët. Ditën me intervale me diell.
28.01 – Kryesisht me vranësira, me mundësi për të reshura bore, dhe shiu në vise më të ulëta.
Temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C. Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C.
Era frynë nga verilindja, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në ditët tjera fillon të qetësohet me drejtime të ndryshme 1-4m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga mesi i javës në rënie të lehtë. /Telegrafi/