Sipas parashikimit të Institutit hidrometeorologjik të Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme, njofton Telegrafi.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/