Telegrafi

Bordi i Transparancës në Shqipëri del me vendim të ri, ulet lehtë çmimi i naftës

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka publikuar sot vendimet e fundit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve në Shqipëri.

Ibrahimaj shton se Bordi i Transparancës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë ose pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës ka vendosur të pasqyroj një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve për periudhën 15 deri në 16 mars.

Bordi vendosi çmimin e naftës and benzinës në 211 lekë [1.69 euro] për liter, në krahasim me 217 lekë [1.74 euro] për litër në tre ditët e fundit, ndërsa gazi do të tregtohet me një çmim të pandryshuar prej 93 lekësh [0.7 euro] për liter.

Lexo po ashtu Protestuesit ultimatum Ramës për tri kërkesa

“Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes”, ka shtuar Ibrahimaj.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ. Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës”, theksoi Ibrahimaj. /Telegrafi/