Telegrafi

Bordi i STIKK-ut takon përfaqësuesit e Qeverisë, diskutohet mbi sfidat e TIK-ut në vend

Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) njofton se ka takuar përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, ku është diskutuar lidhur mbi sfidat e sektorit të TIK-ut në vend.

Sipas tyre, anëtarët e Bordit të STIKK-ut kanë prezantuar disa nga propozimet të cilat kërkojnë adresim në qeveri në të mirë të sektorit.

“Anëtaret e Bordit te STIKK-ut prezantuan prioritetet e shoqatës dhe disa nga propozimet të cilat kërkojnë adresim në Qeveri në të mirë të sektorit të TIK-ut. Bordi gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar me institucionet qeveritare në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në të mirë të sektorit dhe ekonomisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e STIKK-ut. /Telegrafi/