Telegrafi

“Bordi i Microsoft-it tani”: Vjen shakaja e parë, pas zhvillimeve dramatike në OpenAI

Teksa ka pasur zhvillime të shumta dhe dramatike në kompaninë e Inteligjencës Artificiale, OpenAI, sigurisht që nuk kanë munguar edhe shakatë.

Në këtë drejtim, një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon “reagimin e bordit të Microsoft”, një kompani rivale, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Microsoft punëson ish-shefin e OpenAI, Sam Altman

Videoja ka ardhur pasi Microsoft ka punësuar bashkë-themeluesit e OpenAI, Sam Altman dhe Greg Brockman për të drejtuar një “ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Kështu ka bërë të ditur të hënën shefi i konglomeratit të softuerit Satya Nadella, duke mbyllur një diskutim intensiv treditor pas vendimit të papritur të bordit të OpenAI për të shkarkuar Altman.

Shumë anëtarë të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin Brockman, u larguan nga firma në shenjë proteste javën e kaluar. /Telegrafi/