Site icon Telegrafi

Bordi i AKP-së miratoi shpërndarjen e përkohshme për një fabrikë dhe një ndërmarrje

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.

Në këtë takim, bordi u informua mbi çështjet e auditimit dhe e miratoi planin e rishikuar të Njësisë së Auditimit për vitin 2020.

“Veç kësaj Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve të NSH-ve. Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe dy raporte të korrigjuara Autoritetit të Likuidimit lidhur me shpërndarjen e Përkohshme dhe të Pjesshme për “UNIS” (Fabrika e biçikletave, Pejë) dhe “Ndërmarrja e re Llamkos Steel SHPK”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e radhës është caktuar për datën 25 shtator 2020.

Exit mobile version