Telegrafi

Bordeaux refuzon 40 milionë eurot e Interit për Malcom

Skuadra francez Girondins de Bordeaux ka hedhur poshtë një ofertë prej 40 milionë euro nga Interi për Malcom, por thuhet se refuzimi erdhi për shkak të kushteve të pagesës.

Sipas mediumit francez RMC Sport, një propozim fillestar i Interit ka ardhur në zyrat e Bordeoux, por është refuzuar.

Megjithatë, problemi nuk është tarifa prej 40 milionë eurosh, por tek kushtet e transferimit.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Malcomit, tani pritet përgjigja përfundimtare e Bordeaux

Interi ende detyrohet të përshtatet për kufizimet financiare të Fair Playit dhe kjo do të thotë se pothuajse të gjitha transferimet e tyre të fundit janë shpërndarë gjatë disa viteve financiare.

Malcom pëlqehet nga shumë skuadra

Ata kanë tendencë për të sjellë lojtarë në huazim me opsion blerje ose me detyrim blerje të vendosur në një numër të caktuar të paraqitjeve konkurruese.

Situata nuk duket se po përparon dhe ndoshta nuk do të ndodhë as pas 30 qershorit, por Malcom ka shumë klube që janë të gatshme të paguajnë për të.

Lexo po ashtu Malcom e do vetëm Interin, refuzon klube si PSG, Liverpool e Dortmund

21-vjeçari brazilian është një sulmues i gjithanshëm i cili mund të luaj në të dy krahët ose në një rol qendror.

Këtë sezon ai shënoi 12 gola dhe bëri me shtatë asistime në 35 ndeshje në Ligue 1 për Bordeaux. /Telegrafi/