Barcelona ka bërë një ofertë të vonshme dhe më të leverdishme për talentin brazilian, Malcom dhe kjo thuhet që ka bërë Bordeaux ta pezullojë transferimin e brazilianit te Roma, raportojnë mediat italiane.
Me herët gjatë ditës u raportua për një arritje të marrëveshjes mes francezëve të Bordeaux dhe Romës për transferimin e Malcom në Olimpico.
Të dy skuadrat kishin lajmëruar në faqet e tyre zyrtare se një marrëveshje është arritur dhe se talenti brazilian do të transferohej te Roma.
Malcom do të duhej të arrinte në Romë sot (e hënë) në mbrëmje përpara se t’i kryej teste mjekësore me Giallorossët në mëngjesin e së martës pasi klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje prej 36 milionë eurosh.
Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se klubi francez nuk ka autorizuar fluturimin e Malcom në kryeqytetin italian.
E gjithë kjo thuhet se është bërë pasi gjiganti spanjoll, Barcelona, ka trokitur në dyert e skuadrës franceze me një ofertë më të lartë, e cila mendohet të jetë 41 milionë euro.
SKY IN ITALY: Malcom's potential move to @OfficialASRoma in doubt after @FCBarcelona express interest in winger. #SSN pic.twitter.com/b28HUBkqY6
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 23, 2018
Barcelona signing Malcom when they dropped £120 mil on Dembele last year….
— 🇧🇼 (@Stinkicans) July 23, 2018
Në një kthesë të vonshme e të befasishme, Barcelona mund të rrëmbejë talentin e madhe brazilian, i cili ishte afër zyrtarizimit të tij te Roma.
Në rast transferimi të Malcom te Barcelona, atëherë skuadra nga Camp Nou do të hiqte përfundimisht dorë nga ndjekja e Willian, për të cilin Chelsea ua refuzojë tri oferta. /Telegrafi/
🗣 [Sky Italia – @DiMarzio] | FC Barcelona 'hijacks' Malcom to AS Roma transfer.
🔶 Bordeaux have received a "much better" offer from an intermediary authorised to negotiate on behalf of Barcelona for Malcom than what AS Roma are offering. pic.twitter.com/ZBvyS9pSKg
— BarçaTimes (@BarcaTimes) July 23, 2018