Telegrafi

Bora Zemani me dedikim për fansat e saj: Nuk e mendoja që njerëzit që nuk i njeh të japin kaq forcë e dashuri

Prezantuesja e njohur, Bora Zemani është kthyer ndër personazhet më të komentuara në showbizzin vendor.

Krahas një karrierë të suksesshme në televizion, jeta e saj private është gjithashtu në fokus, e sidomos romanca me aktorin Donald Veshaj.

Pjesëmarrja e Donaldit në Big Brother VIP ka kthyer gjithë vëmendjen nga ta duke u bërë dy prej personave më të përfolur, ndërsa lidhja dhe më pas ndarja e tyre një temë diskutimi nga pothuajse të gjithë.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Kjo ka bërë që moderatorja nga Shqipëria të gëzoi edhe një numër të madh ndjekësish, ku vetëm në llogarinë e saj në Instagram ka mbi 1 milion të tillë.

Së fundmi, vet Bora përmes disa postimeve ka falënderuar të gjitha ata fansa të saj që ndajnë kohën t’i shkruajnë e të ia dedikojnë kohën e tyre.

Foto: Bora Zemani/Instagram

“Sa më preku kjo video, mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam edhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri. Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kusht që më jepni çdo ditë. Ju dua”, ka shkruar Bora në njërin prej postimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

Ndryshe, kujtojmë që pas daljes nga BB VIP të Donaldit dyshja thuhet se janë ribashkuar duke u parë së bashku në të njëjtat ambient.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Megjithatë, asnjëra palë ende nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen e fansave të tyre. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani/Instagram