Site icon Telegrafi

Bora Zemani shkëlqen në fustan argjendi

Spektakli “Dancing With the Stars” ka nisur prej disa javësh.

Gara po vazhdon të jetë shumë e fuqishme, me befasi të ndryshme, e deri më tani janë eliminuar dy nga çiftet.

Ajo që më shumë merr vëmendje gjatë këtij shou nuk ka dyshim se është prezantuesja.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja Bora Zemani edhe këtë javë shkëlqeu me paraqitjen në një fustan argjendi.

Lexo po ashtu Nga “Dancing With the Stars”, Bora Zemani publikon një moment të veçantë me Donaldin

Dukjen e kompletoi me një palë vathë të mëdhenj me shkronjën B, gjersa flokët i mbante bisht në formë të gërshetave.

“Nata e kaluar”, shkroi ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Ajo këtë periudhë ka qenë shumë e komentuar për ribashkimin me Donald Veshajn. /Telegrafi/

Exit mobile version