Site icon Telegrafi

Bora Zemani rrëfen për raportet me ish-bashkëshortin

Bora Zemani (Foto: Instagram/BoraZemani)

Bora Zemani ka qenë e ftuara e episodit të fundit në emisionin ‘Pushime on Top’.

Moderatorja bukuroshe ka rrëfyer për jetën e saj aq shumë të komentuar pas divorcit me DJ e njohur, Vin Veli.

“Ne të dy nuk jemi armiq. Bashkë do të jemi të lidhur gjithë jetën, edhe pse nuk jetojmë bashkë”.

“Kjo lidhje është për shkak të djalit tonë. Në çdo aktivitet që ka djali, ne shkojmë të dy”, ka treguar Bora.

Lexo po ashtu Lajmet për Bora Zemani

Siç transmeton Top Channel, ajo ka thënë se aktualisht nuk është në një lidhje dashurie.

Borën e kemi parë prej disa vitesh pjesë të SuperSport në Digitalb, por prej sezonit të ri duket se do të ketë ndryshime.

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër”.

“Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua”, ka thënë Bora, duke mbajtur të fshehtë projektet e reja që do të vijnë në karrierën e saj.

Exit mobile version