Site icon Telegrafi

Bora Zemani përkrah Ardit Gjebreas në sezonin e ri televiziv

The new Nissan LEAF: the world's best-selling zero-emissions electric vehicle now most advanced and accessible on the planet

Pak kohë pas largimit nga DigitAlb, prezantuesja Bora Zemani ka kaluar në një tjetër televizion.

Bukuroshja do të mund të shikohet në TV Klan në emisionin “E diela shqiptare”.

Këtë e ka konfirmuar vet Bora Zemani me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ku Bora ka publikuar një foto ku zbulon se ndodhet në studion e spektaklit.

Në krah të saj gjendet Ardit Gjebrea, i cili duket se i ka besuar bukuroshes.

“Çfarë mikpritje. E lumtur pafund dhe mezi po pres që të fillojmë në datë. Edhe pak fare”, u shpreh Bora në postim.

Bora ka kohë që është ndarë nga DJ i njohur, Vin Veli.

Ata kanë një fëmijë nga relacioni i tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version