Rreth një vit më parë, moderatorja Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund romancës së tyre.
Ata kanë një djalë të quajtur Arbnor, i cili jeton me të ëmën.
Më herët moderatorja ka rrëfyer se ajo dhe Vini janë gjithmonë bashkë kur bëhet fjalë për djalin e tyre.
Ndërkohë një vit pas ndarjes, Bora ende e kujton momentin e vështirë mes saj dhe partnerit. E pyetur nga një ndjekës në “Instastory” nëse e ka patur të vështirë ndarjen, ajo është përgjigjur: “Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë”.
“Zgjidhja për të ecur përpara nga fundi i një lidhjeje”, i ka thënë një tjetër fans, ku ajo ka thënë: “Mos të mendosh më për të shkuarën, por si ta bësh të ardhmen më të bukur”.
Ndërsa një tjetër ndjekës e ka pyetur Borën nëse beson akoma në dashuri tani pas ndarjes.
“Gjithmonë! Njeriu ka nevojë të dashurojë, pavarësisht përfundimit!”, i përgjigjet moderatorja e njohur.
Bora Zemani konsiderohet prej femrave më të bukura shqiptare. Bukuroshja ka qenë pjesë e emisioneve televizive të ndryshme. /panorama/