Telegrafi

Bora Zemani ndahet nga Vin Veli

Prezantuesja e njohur shqiptare, Bora Zemani, i ka dhënë fund bashkëjetesës së saj me Vin Velin.

Të afërmit e çiftit kanë konfirmuar për mediat shqiptare se ata bashkë kanë marrë vendim për t’i dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Nga romanca ata kanë një djalë, kurse tash i kanë dhënë fund bashkëjetesës.

Spekulimet për ndarjen e tyre qarkullojnë tash e sa kohë, por të dy mohuan thashethemet të cilat në fakt ishin të vërteta për krizën e tyre.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth yjeve seksi shqiptare (Foto/Video)

Bora dhe DJ i njohur nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo shton besimin për krizën në marrëdhënien e tyre, e forcon dyshimet se ata i kanë dhënë fund bashkëjetesës.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim publik nga vet protagonistët për këtë çështje.

Bora ndryshe konsiderohet një nga femrat më të bukura shqiptare. Atë mund ta shohim në ekranin e DigitAlb. /Telegrafi/