Telegrafi

Bora Zemani merr vëmendje me pozat nga pushimet, në fustan rrjetë e pa grim

Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani, pas një viti angazhimesh me emision duket se po kalon një kohë jo-produktive.

Larg ekranit e sharmit të zakonshëm, ajo ka njoftuar se ka nisur pushimet në Turqi.

Derisa ka zgjedhur një resort luksoz, ylli i “Përputhen” nuk ka ngurruar të sjell edhe disa poza atraktive.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta është shfaqur në një rrjetë transparente e kapelë në kokë, ndërkohë që ka pozuar tërësisht pa grim.

Lexo po ashtu Donald Veshaj rikrijon një skenë të “Përputhen” dhe sjell në vëmendje një shprehje të Borës që u bë virale mes situatës me Beatrix Ramosajn

“Personi që po telefononi për momentin nuk mund të përgjigjet. Ju lutem lini mesazhin tuaj pas sinjalit”, ka thënë ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Ajo siç u tha është larguar përfundimisht nga “Përputhen” dhe se në shtator do të rikthehet me një format të ri televiziv. /Telegrafi/