Ajo është njëra nga prezantueset më të bukura shqiptare dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila shquhet për sharmin, elegancën e po ashtu edhe për paraqitjen e veçantë.
Zeshkania, e ndjekur nga një milion njerëz vetëm në Instagram, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja.
Meqë jemi në verë dhe në temperatura mjaft të larta, edhe ylli i “Përputhen” nuk mungoi me poza në rroba banjo.
E njëjta ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat komentohet vazhdimisht në rrjete sociale.
Zemani këtë periudhë ka qenë me e angazhuar duke i paralajmëruar fansat se së shpejti do të sjellë diçka të re.
Bora kohëve të fundit u përfol më shumë për lidhjen me prezantuesin, Donald Veshaj. /Telegrafi/