Telegrafi

Bora Zemani emocionohet nga befasia që Romeo ia bëri Donaldit në BBV

Përgjatë ditës së sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në Big Brother VIP, një befasi e ëmbël iu bë prezantuesit e aktorit, Donald Veshaj.

Derisa po qëndronin jashtë oborrit të shtëpisë, një parashutë iu afrua shtëpisë dhe në të ndodhej vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

Në të shkruhej “La Famiglia”, ndërkohë që vëllai dëgjohet duke i thënë edhe “Të dua”.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Kjo e ka bërë të përlotet Donaldin, reagimi i të cilit është shpërndarë menjëherë në rrjete sociale.

Veprimi i vëllezërve u komentua edhe nga prezantuesja Bora Zemani, e cila ndryshe për publikun njihet edhe si e dashura e Donaldit.

Ajo ka publikuar momentin në InstaStory, duke etiketuar vëllezërit Veshaj, Romeon, Donaldin dhe Marion me një ‘emoji’ duke qarë.

Pavarësisht aludimeve, moderatorja e “Përputhen” duket se ka një raport të mirë me familjen Veshaj.

Donald Veshaj befasohet në Big Brother VIP (Foto: YouTube)

Ajo pak ditë më parë në Big Brother VIP bëri një përballje me Donaldin, edhe pse shkoi për të takuar miken e ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj.

Të njëjtit kanë lënë publikun ende të paqartë në lidhje me marrëdhënien e tyre, por theksuan se do të sqarohen jashtë.

Spektakli më i madh në Shqipëri kujtojmë që do të vazhdojë deri në janar. /Telegrafi/

Donald Veshaj befasohet në Big Brother VIP (Foto: YouTube)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.