Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është kthyer në një prej emrave më të komentuar në media rozë.
Krahas karrierës dhe paraqitjeve televizive, Bora vëmendje të madhe mori edhe për historinë e dashurisë me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP, Donald Veshaj.
Në një pyetësor që ka realizuar së fundmi me fansat, prezantuesja ka folur pikërisht për famën që sot gëzon.
Ajo e shpreh se sado që duket e bukur nga jashtë, por ka shumë presion ajo tashmë merr vëmendjen për çdo veprim që bën madje tha se ka kaluar periudha të vështira dhe në ankth për atë se çfarë do komentohej për të.
Tutje, Zemani tha se tashmë ka arritur të menaxhoj këtë dhe nuk e ka të njëjtin ndikim tek ajo si më parë.
“Ohh, shumë!! Nga jashtë duket bukur, sepse bë profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme, por ka shumë presion. Ka fjalë pas çdo veprimi dhe mosveprimi. Komentohet gjithçka nga gjithkush. Çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha shumë të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth “çfarë ka për të plasur sot”, ka shkruar tutje Bora.
“Por po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të ndikoj aq shumë dhe të paktën kam mësuar të menaxhoj të mos ndikojë aq shumë te unë. Patjetër që ka momente që mërzitem, por e detyroj veten t’u përgjigjem dy pyetjeve; Çfarë qëllimi ka kjo që ka thënë dhe mbi të gjitha kush e ka thënë”, tha tutje moderatorja.
Ndërsa, në një pyetje tjetër se pse është ajo që jetën private po e bën publike vazhdimisht, Bora u përgjigj duke thënë se nëse të gjithë flasin për të nuk është gabim që edhe ajo të flas për jetën e saj.
Theksojmë që në përgjigjet për fansat, 30-vjeçarja gjithashtu ka mohuar zërat që është shtatzënën për herë të dytë.
Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Bora po drejton spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars”. /Telegrafi/